Të ‘paprekshmit’ e Barcelonës mund të shiten në verë

Barcelona pritet të bëjë ndryshime dramatike në skuadër për edicionin 2021/22.

Katalunasit këtë edicion e mbyllën me vetëm trofeun e La Liga-s, derisa ka spekulime të mëdha që edhe trajneri Ronald Koeman mund të shkarkohet në fund të sezonit.

Sidoqoftë, sipas Mundo Deportivo, pos teknikut holandez edhe disa yje të ekipit të parë mund të shiten.

Mbrojtësi Sergi Roberto pritet të largohet në “Camp Nou”, pasi hynë në vitin e fundit të kontratës.

Dyshja veterane Sergio Busquets dhe Gerard Pique gjithashtu duhet të pranojnë zbritjen e pagës, përndryshe do iu kërkohet të largohen nga klubi.

Ndërsa, ylli Antoine Griezmann gjithashtu thuhet se mund të largohet, duke marrë parasysh interesimin e top klubeve evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *