Tifozët e nervozuar të Barcelonës ishin mbledhur para qendrës sportive San Joan Despi, duke kërkuar nga lojtarët që të tregojnë fytyrën e tyre dhe t’u kërkojnë falje pas humbjes 8-2 që pësuan në Ligën e Kampionëve nga Bayern Munichu në çerekfinale.
Në një video të publikuar nga MARCA, një grup tifozësh i skuadrës katalunase ishin shkuar të shtunën (sot) para qendrës sportive të klubit, për të kërkuar një shpjegim nga lojtarët për atë që ndodhi.
Një nga gjërat shokuese që u panë aty, përveç fyerje në drejtim të lojtarëve, tifozët krahasonin Barcelonën me rivalin e tyre të qytetit, Espanyolin, që pas 25 vitesh në La Liga, në edicionin e ri do të luajë në La Liga 2.
Rezultati i natës së mbrëmshme, sipas mediave në Spanjë thuhet se do të shkaktojë shkarkimi e trajnerit Quique Stetien dhe drejtorit sportiv, Eric Abidal.
Trajneri që mori para pak muajsh, do të shkarkohet dhe thuhet se Mauricio Pochettino e Thierry Henry janë në listë të ngushtë.