Të martën hidhet shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

Komisioni i Garave njofton se shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll do të tërhiqet më 21 mars (e martë) në orën 12:00, në selinë e FFK-së.

Pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar Llapi, Prishtina, Gjilani dhe Vushtrria. Në këtë fazë ndeshjet luhen me sistem vajtje-ardhje.

Siç dihet fituesi i Kupës e siguron pjesëmarrjen në garat evropiane për edicionin 2023/24.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *