“Të luajmë qetë, të shënojmë tetë…”; zbulohet fjalimi motivues i Messit

Ëndrra e Napolit vdiq në “Camp Nou”. Në çerekfinale të Champions-it shkoi Barcelona dhe Lionel Messi.

Argjentinasi ishte edhe një herë vendimtar me një gol në fitoren 3-1. Si pjesë e “Final Eight”, katalanasit shpresojnë ta ngrenë trofeun në Portugali, në vijim.

Padyshim, pasi humbi La Liga-n, skuadra e Setien dëshiron të fitojë kompeticionin më të rëndësishëm të klubeve në Europë, duke pasur Messin si lider të saj, brenda dhe jashtë fushës.

Siç zbulon “AS”, Messi, si një kapiten i mirë, iu mbajti një fjalim frymëzues bashkëlojtarëve në tunelin e stadiumit, para daljes në fushë për pjesën e dytë:

“Ne duhet të luajmë fort edhe në pjesën e dytë, le të mos bëjmë budallallëqe se jemi me dy gola para. Duhet të jemi më të qetë se kurrë, kemi avantazhin 2-0. Le të dalim në fushë dhe të luajmë me qetësi, pse të mos bëjmë tetë gola…”

Tetë gola nuk erdhën, duke pasur parasysh që Barcelona u ndal në tre të tillë, por në krahasim me lojërat e La Liga-s, katalanasit u shfaqën shumë më të vetëdijshëm për potencialin që kanë, të etur për të harruar titullin e dorëzuar te Real Madridi, ambiciozë për të pushtuar Europën.

Qetësia dhe kthjelltësia, ato që Messi kërkoi nga shokët e tij të skuadrës për pjesën e dytë të Barcelona-Napoli, kanë munguar te Blaugrana-t shpesh gjatë vitit, para dhe pas koronavirusit.

Shumë gabime për të provuar të tejkalojnë mundësitë e momentit , shumë shfaqje ekstreme të pasuksesshme, që përkeqësuan situatën.

Napoli ishte i pafuqishëm në “Camp Nou” dhe iu desh të dorëzohej para Barcelona, e​ cila la mënjanë lëndimet dhe dyshimet në dhomën e zhveshjes për një front të përbashkët.

Nën drejtimin e Messit, golashënuesit dhe kapitenit, tani edhe motivuesit të grupit, katalanasit shikojnë përpara nga trofeu i madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *