Të gjithë të çmendur për ish-yllin e Milan-it, pas Juves futet në garë edhe Inter-i

Pas një sezoni pozitiv me fanellën e Sassuolo-s, Manuel Locattelli i ka mahnitur të gjithë me një paraqitje të mrekullueshme në debutimin e tij me fanellën e Italisë.

Mesfushori 22-vjeçar ka treguar cilësi dhe pjekur duke prekur edhe shumë topa. I rritur te të rinjtë e Milan-it, Locatelli është një pikë fikse në mesfushën e De Zerbi-t dhe trajneri breshian nuk do ta humbë.

Paraqitjet e mira të lojtarit kanë tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha italiane që tani duan ta sigurojnë.

Sassuolo nuk do të bëjë asnjë ulje dhe shifra e fiksuar për kartonin e Locatelli-t është 40 milionë euro.

Kush do ta dojë lojtarin, do të duhet të ofrojë të paktën aq.

Futbollisti ndiqet prej kohësh nga Juventus, por tani duket se ka hyrë në garë edhe Inter-i.

Në pritje që të luhet në fushë, Derbi i Italisë mund të zhvillohet në merkato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *