Kombëtarja e Kosovës në futboll sot mëson kundërshtarët e “Play Offit” për Kupën e Botës 2026.
Kosova u rendit e dyta në grupin kualifikues pas Zvicrës, duke siguruar kështu “Play Offin”, e duke lënë prapa Suedinë e Slloveninë, shkruan GazetaBlic Sport.
Si funksionon “Play Off”?
Në “Play Off”, Kosova do të luajë fillimisht një ndeshje në gjysmëfinale, në të cilën do jemi mysafir, e në rast fitore, atëherë, ‘Dardanët’ kualifikohet në finalen e madhe.
Kundërshtarët e mundshëm në gjysmëfinale dhe finale?
Kundërshtarët e mundshëm në gjysmëfinale (mysafir): Polonia, Uellsi, Çekia, Sllovakia.
Kundërshtarët e mundshëm për finale: Italia, Turqia, Danimarka, Ukraina, Suedia, Rumania, Maqedonia, Irlanda e Veriut.
Ku mund ta shikoni shortin?
Shortin drejtëpërdrejtë mund ta ndiqni në Art Sport 1 me fillim nga ora 13:00.