Arijanet Muric ka vazhduar me paraqitje fantastike në elitën e futbollit italian Serie A me fanellën e Sassuolos.
Në Itali të gjithë po flasin për paraqitjen e jashtëzakonshme të portierit Aro Muric, i cili ishte protagonist absolut në fitoren 1-0 të Sassuolos kundër Lazios.
Muric u vlerësua me notën 7.7 nga SofaScore, falë një sërë pritjesh vendimtare, por mbi të gjitha një ndërhyrje spektakolare që u bë virale në rrjetet sociale.
Në minutat vendimtare të ndeshjes, Mattia Zaccagni u gjend përballë tij nga vetëm dy metra, por Muric reagoi me reflekse të jashtëzakonshme duke ndalur goditjen e sigurt drejt portës. Pamjet treguan kapitenin e Lazios të habitur, i cili nuk i besonte syve se si portieri kosovar arriti ta shpëtonte skuadrën e tij.
Falë Muric, Sassuolo siguroi një fitore të artë që forcon moralin e skuadrës, ndërsa emri i tij u kthye në kryefjalë të mediave sportive italiane.