Të gjithë me sy nga Gjermania, sot fillon Kampionati Evropian

Kampionati Evropian UEFA 2024 fillon sot, pritjes i erdhi fundi.

Gjermania luan me Skocinë në Mynih në ndeshjen hapëse dhe më pas ky turne përfundon me finalen në Berlin të dielën e 14 korrikut.

Ky është turneu i tretë Kampionatit Evropian ku do të marrin pjesë 24 ekipe. Italia është kampionia në fuqi e Evropianit, pasi mundi Anglinë në penallti në finale në stadiumin Wembley në 2021.

Ky Evropian do të jetë edhe më interesant për gjithë shqiptarët, pasi që Shqipëria do të paraqitet për herë të dytë në histori. Kuqezinjtë ndeshjen e parë do ta luajnë nesër ndaj Italisë.

Cilat janë grupet e UEFA Euro 2024?

Grupi A: Gjermani, Hungari, Skoci, Zvicër
Grupi B: Shqipëri, Kroaci, Itali, Spanjë
Grupi C: Danimarkë, Angli, Serbi, Slloveni
Grupi D: Austri, Francë, Holandë, Poloni
Grupi E: Belgjikë, Rumani, Sllovaki, Ukrainë
Grupi F: Çeki, Gjeorgji, Portugali, Turqi

Cilat janë qytetet dhe stadiumet pritëse të UEFA Euro 2024?

Berlin (Olympiastadion)
Këln (RheinEnergieStadion)
Dortmund (Signal Iduna Park)
Düsseldorf (Merkur Spiel-Arena)
Frankfurt (Deutsche Bank Park)
Gelsenkirchen (Veltins-Arena)
Hamburg (Volksparkstadion)
Leipzig (Red Bull Arena)
Mynih (Allianz Arena)
Shtutgart (MHPArena)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *