Faqja e Federatës së Futbollit të Kosovës në Facebook ka bërë një përmbledhje të golave të shënuar në javën e parë në Superligë.
Skuadra e Arbërisë debutoi në elitë me fitore prej 2-0 në udhëtim te Trepça ’89.
Ballkani fitoi bindshëm si mysafir i Besës (4-1), ndërsa Prishtina ishte komode në triumfin ndaj Drenicës (3-0).
Feronikeli ia shënoi katër gola ekipit të Gjilanit, ndërsa e mbajti portën të paprekur. Drita dhe Llapi do të luajnë në një datë tjetër.
Për t’i shikuar të gjithë golat e javës së parë shikoni videon e mëposhtme. /Telegrafi/