Sonte me fillim nga ora 20:45, Kosova do të ndeshet me Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Të dyja ekipet vijnë nga rezultate zhgënjyese nga ndeshjet e para.
Kosova humbi thellë 4:0 nga Zvicra, kurse Suedia barazoi në shtëpi me Slloveninë.
E lojtari i 12-të për Kosovën do të jetë aty.
Të gjitha biletat për këtë ndeshje janë shitur dhe stadiumi do të jetë i mbushur plot.