Interi dhe Milani pas sfidave në Champions, kanë nisur të mendojnë për derbin e së dielës. Një sfidë për të cilën “San Siro” është gati të veshë fustanin e saj më të mirë.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, është e sigurt që të gjitha biletat e stadiumit do të jenë të shitura për derbin e së dielës. Dhe jo vetëm kaq.
Sfida Inter-Milan që do të luhet në fundjavë po shkon drejt një arkëtimi rekord prej 7 milionë eurosh, një shifër që do ta lejonte atë të kapërcejë 6.6 milionë eurot e ndeshjes Inter-Juve në tetor 2019, rekordi aktual absolut në historinë e Serie A.
Sa i përket ndeshjeve derbi, rekordi është ai i sht