Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka folur në lidhje me të ardhmen e mesfushorit, Sergej Milinkovic-Savic. Ylli i lacialëve është një ndër emrat më të përfolur të merkatos së verës. Ai mund të largohet nga skuadra italiane në fund të sezonit.
Shqiptari ka folur për diçka të tillë dhe mendon se dëshira e lojtarit do të vendosë në fund të ardhmen e tij. “Dëshira e lojtarit është vendimtare. Nëse flasim në parim, kur lojtari mendon se koha e tij ka mbaruar në një klub, nuk është problem.
“Gjërat shkojnë drejt fundit dhe duhet ta pranojmë. Shikoni se çfarë ndodhi me Napolin këtë sezon. Fakti që ka qëndruar 5 vite me ne në kryeqytet do të thotë se ka lidhje të forta me klubin dhe qytetin. Do të shohim në fund të sezonit se çfarë do të ndodhë”, – tha vlonjati për Sky Sport.