Tare ishte i ftuar në emisionin “Dueli Sportiv” në “RTV Dukagjini”.
Tare u pyet për sulmuesin kosovar, Vedat Muriqi dhe të ardhmen e tij tek Lazio, pasi që prizrenasi po vuan me formën e tij që nga transferimi i tij prej 18 milionë eurosh në Romë.
Por, Tare vlerësoi se Muriqit duhet dhënë kohë për të treguar cilësitë e tij.
“Vedati po kalon një periudhë transitore dhe e njeu ndryshimin e futbollit italian ndaj atij turk”, tha ai.
“Intensiteti, shpejtësinë, përgatitja dhe taktika por ndoshta ky vit ishte i vështrë për të sepse ai pati dy dëmtime dhe ishte i infektuar me COVID-19 e kanë vështirësuar akomodimin e tij”, shtoi ai.
“Ai gëzon respektin e të gjithë skuadrës dhe stafit teknik, dhe kjo është gjë e mirë për të ardhmen, ai është një lojtar që mund të jap shumë për futbollin italian dhe për Kombëtaren e Kosovës”, tha Tare.
“Do të ishte mirë për klubin dhe për të ardhmen tonë pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve, ky është objektivi ynë”, përfundoi Igli Tare./Lajmi.net/