Lazio është i interesuar të transferojë dyshen kosovare, Vedat Muriqi nga Fenerbahce dhe Mërgim Vojvoda nga Standard Liege.
Sipas mediave italiane, Lazio e sheh Muriqi si alternativë e sulmuesit të Real Zaragoza, Luis Suaresz.
Vlera e Muriqit është 20 milionë euro, por kërkohet nga shumë skuadra të mëdha.
Pos tij, Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare, ka shprehur interesim edhe për Mërgim Vojvoda, të cilin e sheh si alternativë e Adam Marusic, nëse ky i fundit vendos të kalojë te PSG.
25-vjeçari ka qenë në top formë këtë sezon duke bërë katër asistime në 30 paraqitje dhe kartoni i tij vlen 7 milionë euro.