Tifozët e futbollit ishin duke shpresuar se mund t’i vizitojnë stadiumet gjatë muajit shtator, por një mundësi të tillë ka hedhur poshtë Spadafora.
Ministri italian është shprehur se sa për tani, as nuk është duke u menduar opsioni për rikthimin e tifozëve në tribuna.
“Është jashtë reales të mendojmë se sezoni i ri do të rifillojë me tifozë”, ka thënë Spadafora.
“Nuk është në rend që të miratohet ky vendim nga qeveria”, ka shtuar ministri.
Serie A do të mbyll sezonin aktual gjatë kësaj jave dhe ky është një nga sukseset më të mëdha që po shënohet atje.
Ndërkohë në Britani të Madhe nuk do të flitet për rikthimin e tifozëve së paku deri në tetor.