Juventusi thuhet se i është bashkuar Atletico Madridit dhe Villarrealit në garën për të nënshkruar me anësorin e Manchester United, Antony, i cili pas huazimit te Real Betis ka ringjallur interesimin e shumë klubeve evropiane.
Antony e ka rigjetur formën e tij që kur u transferua në janar te Real Betis, duke kontribuar me tetë gola dhe pesë asiste në 22 paraqitje në të gjitha garat.
Paraqitjet e tij e kanë ndihmuar Real Betisin të arrijë në finalen e Ligës së Konferencës.
Megjithatë, Real Betis përballet me një pengesë të madhe financiare në sigurimin e një transferimi të përhershëm, pasi Antony vlerësohet midis 40-50 milionë eurove.
Real Betisit i duhet të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve për të përballuar një transferim të plotë – një detyrë e vështirë pasi aktualisht ata janë pak jashtë pesëshes së parë, duke qenë tre pikë prapa Villarreal.
Antony me formën e tij ka bërë disa klube që të mendojnë transferimin, ku Juventusi dhe Atletico Madridi thuhet se kanë shprehur interes konkret, ndërsa Villarreali e ka gjithashtu prioritet veror brazilianin.
Manchester United kuptohet se është i hapur për të shitur anësorin, pasi investoi afërsisht 100 milionë euro.