Talenti shqiptar zgjedh skuadrën gjermane për të vazhduar karrierën

Një 17-vjeçar shqiptar po shkëlqen në Gjermani dhe disa klube ishin vënë në kërkim të tij.

Fisnik Asllani është një nga të rinjtë më premtues të momentit në futbollin gjerman, duke fituar edhe ftesë nga Kombëtarja e të rinjve të “Pancerëve”.

Së fundmi ai vendosi të mbyllte bashkëpunimin me Union Berlin, klub nga akademia e të cilit mori mësimet e para si futbollist.

Disa klube e deshën dhe i ofruan kontratë, mes tyre edhe Schalke, Bayern dhe Hertha Berlin, por zgjedhja e 17-vjeçarit ka qenë Hoffenhaimi.

Adoleshenti ka vendosur të kalojë në ekipin e të rinjve të kësaj skuadre, e cila ishte edhe opsioni me projektin më të mirë, që iu ofrua në tavolinë.

Sulmuesi aktivizohet më shumë në qendër dhe e veçanta e tij është se tregohet “vrasës” para portës me të dyja këmbët.

Asllani këtë sezon ka shkëlqyer me ekipin e Union Berlin U19, ku në 16 ndeshje ka mundur të shënojë plot 15 gola dhe të dhurojë 7 asistime.

Shifra të një talenti të madh, të cilin në të ardhmen shpresojmë ta shohim të veshë fanellën e një mes “motrave” Shqipëri-Kosovë dhe të shënojë gola për një prej këtyre kombëtareve.

Duhet të themi se përveç ndeshjeve me të rinjtë e Gjermanisë, i riu është thirrur edhe nga Kosova U19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *