Mesfushori Kombëtares Shqiptare, Endri Çekiçi po kalon një super formë me skuadrën e Olimpijas në kampionatin slloven, teksa ka shënuar golin e 8 për këtë sezon.
Pogradecari gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 39-të në ndeshjen kundër Rudarit, pas një goditje tepër të fortë brenda zonës, duke konfirmuar në këtë mënyrë formën e mirë që po kalon këtë sezon.
Me formën e shkëlqyer që po kalon, 23 vjeçari po i dërgon sinjale pozitive trajnerit Edi Reja, i cili ndoshta së shpejti mund t’i japë mundësinë të debutojë me fanellën e kombëtares.Ndeshja përfundoi baras (1:1).