Si duket djali i legjendës Rudi Vata, Magners Vata është në gjurmët e të atit pasi ka firmosur kontratën e parë si profesionist i skuadrës skoceze Celtik.
Vetëm 15 vjeç, Magners është aktivizuar në ekipet zinxhir të Celtiku ndërsa ditën e djeshme ka nënshkruar kontratën e parë që e mban të lidhur me klubin me kushte profesioniste.
15-vjeçari ndjek kështu hapat e të atit i cili u aktivizua me Celtikun në vitet 1993-1996 duke realizuar dhe 4 gola. Magners gjithashtu është aktivizuar dhe me moshat e Irlandës duke u mbajtur si talent premtues në radhët e ishullorëve.