Lojtarët shqiptarë që po arrijnë të bëjnë mirë në kampionatet angleze janë të shumtë.
I fundit që i është shtuar listë së tyre është Anis Mehmeti, lojtari i Shpresave të Shqipërisë i cili ka arritur të bëjë për vete drejtuesit e skuadrës së Wycombe Wanderers, të cilët kanë rënë dakort dhe kanë firmosur një kontratë 3-vjeçare.
Skuadra ku aktivizohet Mehmeti aktualisht ndodhet në ligën e tretë angleze dhe qëllimi kryesor i tyre këtë sezon është ngjitja në kategorinë e dytë angleze, dhe për këtë projekt shqiptari është parë shumë i rëndësishëm.
Mesfushori i përfaqësueses Shpresa, sot ka nënshkruar një marrëveshje që e lidh deri në vitin 2024 me klubin në fjalë.
“Jam i lumturuar që hodhëm këtë firmë pasi ishte një rrugëtim i gjatë. Jam këtu që të qëndroj dhe dua të kthehemi përsëri në Championship ”, ishin fjalët e Mehmetit pas firmës në intervistën që dha për faqen e klubit pas firmës së kontratës.
??? ????? ?????????.
Here to stay until 2024, we caught up with the man of the moment @AnisMehmeti for the first time to revel on his time as a Wycombe player so far.#Chairboys pic.twitter.com/D5GObNfO5s
— Wycombe Wanderers (@wwfcofficial) November 30, 2021