Talenti shqiptar nën urdhërat e Sarrit në prag të ndeshjës me Milanin

Juventusin e pret një rrugëtim i vështirë përpara në luftën për trofe, ku i pari që e pret është Kupa e Italisë.

Për të arritur deri aty i duhet të kalojë pengesën e parë, që është Milani.

Kushtet në të cilat ndodhet futbolli në këtë rifillim nuk janë të zakonta dhe Sarri e di mjaft mirë këtë.

Prandaj ka pasuruar grupin edhe me lojtarë të tjerë nga të rinjtë, ku përshihet edhe talenti shqiptar Xhakomo Vrioni.

Ky i fundit është stërvitur që nga momenti kur Juventusi është rikthyer në Kontinasa pas pandemisë dhe mund të shohë përpara për një shans të tregojë vlerat me fanellën bardhezi.

Në prag të ndeshjes me Milanin, Vrioni ka shpërndarë një foto në rrjetin e tij social në “Instagram” ku shihet përkrahë Dibalas dhe Kuadrados në stërvitje.

Ndoshta me nisjen e këtij “turi force” mund të qendrojë përkrahë tyre edhe në fushën e lojës, gjë të cilën e kanë paralajmëruar edhe mediat Italiane.

Përpara i pret një kalendar i ngjeshur dhe Sarri mund ta gjejë zgjidhjen e duhur te moshat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *