Emanuele Ndoj ka shënuar dy gola mjaft të bukur në triumfin qe Brescia arriti kundër Pordenone me rezultatin 4-1.
“Dallëndyshet” janë pranë zonës së “Play-off” dhe luftojnë deri në fund për të siguruar ngjitjen në Serie A.
Pas ndeshjes, 24-vjeçari, që ka luajtur katër ndeshje me Shqipërinë dhe ka shënuar një gol, tha se edhe ai është i befasuar me golat që shënoi.
“Për mua ishte diçka shumë emocionuese. U ktheva si titullar pas një periudhë të keqe. Shënova dy gola, por akoma nuk e besoj. E rëndësishme është që kemi luajtur si ekip”.
“Duhet të vazhdojmë kështu. Mbështetja e familjes time në këtë periudhë ka qenë e rëndësishme, ashtu sikurse e shokëve dhe e klubit”, është shprehur Ndoj, i cili në të shkuarën ka qenë edhe pjesë e Shqipërisë dhe pret sërish një ftesë nga trajneri Edy Reja.
Emanuele Ndoj goals for Brescia today pic.twitter.com/ngGTWcMgMt
— Klarenc (@KlarencFCB) April 2, 2021