Mesfushori i talentuar i FC Prishtinës, Qendrim Zyba ka pësuar lëndim të rëndë në takimin kundër Ferencvarosit.
Zyba pësoi lëndim të rëndë, teksa u largua nga stadium me ambulant drejt spitalit.
Lëndimi i talentit prishtinas ndodhi në minutat e para të pjesës së dytë.
Rezultati momental kur po shënohet minuta e 55-të është 0-1 në të mirë të hungarezëve të cilët shënuan me sulmuesin shqiptar, Myrto Uzunin.
Uzuni nuk e festoi golin dhe kërkoi falje duke i ngritur duart lart.