Sergio Aguero, ish-sulmuesi i Manchester Cityt, u tall me Cristiano Ronaldon duke komentuar në postimin e Alejandro Garnacho në Instagram duke lavdëruar Lionel Messin.
Garnacho, i cili erdhi nga pankina për të ndihmuar Manchester United të mposhtte Norwich 3-2, i thuri lavde portugezit në rrjetet sociale pas ndeshjes.
Garnaco komentoi në Instagram pasi Ronaldo shënoi hat-trickun e tij të 60-të në karrierë:
“Më i madhi i të gjitha kohërave”, kështu e cilësoi Garnacho Ronaldon.
Nga ana tjetër, Aguero nuk mundi të rezistonte pa lënë një koment për të mbështetur Messin. Ish-kampioni i Premierligës shkroi si vijon: “sepse nuk keni luajtur ende me lojtarin më të mirë, Leo Messin”.
Muajin e kaluar, Garnacho u thirr në skuadrën e Argjentinës për kualifikueset e Kupës së Botës. Fatkeqësisht, 17-vjeçarit nuk iu dha shansi për të debutuar.