Një nga talentët më premtues të Barcelonës pritet të jetë Ilaix Moriba, i cili ka debutuar këtë sezon me ekipin e parë në muajin janar. Që nga debutimi i tij, mesfushori ka dhuruar 2 asist në 4 ndeshje, një rendiment shumë i mirë.
18-vjeçari ka edhe një vit e gjysmë të mbetur në kontratën e tij dhe Moriba i ka bërë të gjithë lëmsh sa i përket të ardhmes. Për shërbimet e tij interesohet Manchester United dhe Leipzig, por Moriba ka refuzuar ofertat e dy klubeve, sipas raportimeve nga shtypi spanjoll.
Ajo që bën më së shumti përshtypje është fakti që përveçse refuzimit të ofertave të Leipzig dhe United, Moriba nuk ka pranuar as rinovimin me Barcelonën për momentin, me 18-vjeçarin që duket se është në mëdyshje dhe ende nuk e di se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij.