Takohen krerët e federatave të mëdha sportive

Një takim i papritur është zhvilluar sot ndërmjet krerëve të federatave më të mëdha sportive në Kosovës.

Bëhet fjalë për drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, atë të basketbollit, të volejbollit dhe të hendbollit.

Agim Ademi i FFK-s, Arben Fetahu i FBK-s, Eugen Saraqini i FHK-së dhe Bahri Gjinovci i FVK-s kanë drekuar së bashku ku kanë shkëmbyer përvojat dje mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm ndërmjet këtyre federatave, raporton KosovaPress.

Këtë takim e ka bërë të ditur i pari i FFK-s, Agim Ademi përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka shkruar ndër të tjera se kjo është bërë një drekë me traditë të ndërsjellë.

“Sot pata kënaqësinë që të shtroj drekë për miqtë e mi të federatave më të mëdha sportive në vend. Bashkë me Arben Fetahun të FBK-së, Eugen Saraçinin e FHK-së dhe Bahri Gjinovcin e FVK-së, shkëmbyem përvojat tona dhe mundësitë e bashkëpunimit në nivel të federatave.

Organizimi i kësaj dreke ishte vetëm dëshirë për t’u takuar dhe bashkëbiseduar mbi punën dhe zhvillimin e sporteve tona, ndërsa këto dreka tashmë janë shndërruar në traditë të ndërsjellë.

Gjithsesi në prag të ndeshjes kundër Izraelit, ata më dëshiruan suksese për Kombëtaren e Kosovës dhe shprehën përkrahjen e tyre në këtë drejtim.”, ka shkruar Ademi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *