Edicioni i fundit në futbollin e Kosovës është përcjellë me akuza të shumta për kurdisje të ndeshjeve,
Prokuroria është duke e kryer punën e saj dhe rezultatet mund të vijnë pas gjashtë muajve ose një viti.
Kështu të paktën ka deklaruar sekretari gjeneral i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu.
“Ndeshjet e dyshuara janë raportuar. Ndodh që Prokuroria ta kryejë punën e saj edhe pas gjashtë muajve ose një viti. Ne i kemi raportuar të gjitha. Momentalisht nuk ka diçka konkrete. Ne si FFK nuk mund ta sanksionojmë asnjë klub, pasi janë punë të Prokurorisë dhe të Hetuesisë”, ka thënë Eroll Salihu për “Kanal 10”, përcjell “Zeri.info”.
Ndryshe, në vitet e fundit Prokuroria në shumicën e rasteve kur janë përfolur ndeshjet e kurdisura ka heshtur.