Takim urgjent i Premier Ligës, nuk ftohe

Të dielën mbrëma futbolli evropian ka ndryshuar përgjithmonë. Me iniciativën për krijimin e Superligës Evropiane nga 12 klubet më të fuqishme evropiane, garat evropiane të organizuara nga UEFA kanë marrë një goditje të fortë.

Sipas reporterit të Sky Sports, Bryan Swanson, PremierLiga do të mbajë takim urgjent nesër në mengjes, por nuk do të ftohen gjashtë klubet e mëdha.

“Premier League do të organizojë takim me 14 klube nesër në mëngjes. Klubet e përfshira në Superligën Evropiane të propozuar nuk përfshihen”- shkroi Swanson në Tëitter.

Ndryshe klubet e Premierligës që do të marrin pjesë në Superligën Evropiane janë; Manchester City, United, Liverpool, Arsenal, Chelsea dhe Tottenham.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *