Pronari i Chelseat, Todd Boehly ka biseduar me drejtuesit e Paris Saint-Germainit për transferimin e mundshëm të Neymerit në klubin londinez, raportojnë mediat në ishull.
Më herët, u raportua se PSG-ja po përgatitet për largimin e Leo Messit dhe Neymarit, shkaku i raporteve të këqija në zhveshtore.
Neymar thuhet se është fjalosur me bashkëlojtarët pas humbjes 3:1 nga Monaco në Ligën 1.
Poashtu, besohet se ai ka pasur mosmarrëveshje edhe me drejtorin sportiv, Luis Campos.
Sulmuesi brazilian është pjesë e PSG-s nga vera e vitit 2017.
Atje, ai u transferua nga Barcelona për 222 milionë euro.
PSG president Nasser al Khelaifi and Chelsea co-owner Todd Boehly had a secret meeting in Paris to discuss a potential transfer for Neymar, sources have confirmed to ESPN ? pic.twitter.com/7WzlaQSInH
— ESPN FC (@ESPNFC) February 16, 2023