Sulmuesi japonez , Takefusa Kubo, u ka futur topin mes këmbëve katër lojtarëve për të shënuar një gol mjaft të jashtëzakonshëm në një ndeshje miqësore kundër Xhamajkës – dhe shumë thonë se nuk kanë shikuar një gjë të tillë më parë.
Lojtari 20-vjeçar, i cili do të shpresojë të depërtojë në ekipin e parë të Real Madridit në muajt e ardhshëm pas një periudhe mbresëlënëse huazimi në Getafe, ka qenë i ftuar me kombëtare me ekipin U24 të Samurai Blue këtë fundjavë.
Japonia siguroi një fitore bindëse 4-0 kundër kundërshtarit të saj falë golave nga Wataru Endo, Ayase Ueda dhe Ritsu Doan, por ishte goli i parë fantastik i Kubos që hapi llogarinë.
Kubo kalon nga e djathta para se të lëshojë një gjuajtje të fuqishme që disi kalon nëpër këmbët e katër lojtarëve të Xhamajkës përpara se të vendoset në rrjetë.
Nothing interesting to see here just Kubo doing 4 nutmegs at once to score a wonderful goal..! #Kubo #HalaMadrid pic.twitter.com/ShVSZ3SqEN
— Utsav (@RudeMadridista) June 12, 2021
Ky thjesht mund të cilësohet si goli më i pazakontë i sezonit deri më tani.
Ka qenë një javë jashtëzakonisht pozitive për ekipin japonez U24 përpara Lojërave Olimpike që mbahen në muajin e ardhshëm. Fundjavën e kaluar, ata siguruan një fitore 6-0 kundër Ganës.
Dhe të martën në mbrëmje, skuadra mbresëlënëse aziatike siguroi një fitore dominuese 4-0 në takimin e tyre të dytë kundër Ganës në stadiumin Denki në Fukuoka. /Telegrafi/