Tahir Batatina ka njoftuar se ka oferta nga disa skuadra jashtë Kosovës.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka njoftuar se ka ofertë nga Sivasspori në kampionatin turk. Ai thotë se ka oferta nga dy skuadra në Europë dhe një interesim nga Arabia Saudite.
“Kam dy oferta nga Turqia. Pas përfundimit të kampionatit kosovar kam mbetur të analizojë ofertat bashkë me menaxherin tim. Sivasspori ka sjellur një ofertë që e kam unë për momentin, ofertë zyrtare. Kemi edhe një skuadër jashtë Turqisë. Sot më erdhi një njoftim nga menaxheri im, se një skuadër nga Arabia Saudite ka bërë një hulumtim për mua dhe ka kërkuar takim me mua diku në Turqi, por kam thënë se pa e përfundu kampionatin nuk lëvizi nga Kosova, ta mbylli me Llapin – e pastaj jam gati të marrë ndonjë skuadër në Europë, të tregojë vlerat e mija si trajner, e cilësinë që mund ta shfaqi”, tha Tahir Batatina për emisionin “Sport Focus” në Ora News.