Tabela në Superligën e Kosovës pas përfundimit të javës së 30-të

Janë mbyllur katër takimet e fundit të javës së 30-të në IPKO Superligën e Kosovës.

Ballkani ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Feronikelit me një gol të Blendi Baftiut, gol i cili e afron klubin nga Suhareka në tri pikë ndaj Dritës që është lidere e kampionatit.

Befasia e javës ka ndodhur në Klinë, ku Dukagjini ka shënuar fitore 3-2 ndaj Trepçës 89, rezultat ky i cili ja bën shumë të vështirë ekipit nga Mitrovica mbetjen në elitë.

Llapi ka fituar ndaj Flamurtarin në shtëpi me rezultat të ngushtë 1-0, ndërkohë në duelin “miqësor” të dy ekipeve tashmë të eliminuara nga liga, Vushtrria ka fituar 1-0 si vendas ndaj Ferizajt.

Ja si duket tabela kur kanë mbetur edhe tri lojë deri në përfundim të kampionatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *