Tabela komplete pas xhiros së 13-të në Superligën e Kosovës

Me takimin ndërmjet Prishtinës dhe Llapit (2:2), është përmbyllur java e 13-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Edhe pas javës së 13-të, Ballkani vazhdon lidershipin në krye të tabelës, përkundër se nuk zhvilloi ndeshje këtë javë. Ndeshja e kësaj jave Gjilani – Ballkani u shty për shkak të angazhimeve të suharekasve në Ligën e Konferencës.

Ballkani nën urdhrat e Ilir Dajës ka 29 pikë në pozitën e parë, e ndjekur pas nga Drita që ka 22 pikë, po aq sa Llapi në vendin e tretë. Vlen të theksohet se Ballkani ka një ndeshje më pak se Drita dhe dy më pak se Llapi.

Liria e Prizrenit tani ka rënë në vendin e fundit me 8 pikë, Fushë Kosova e parafundit me 10 pikë, dhe Feronikeli ’74 me 12 pikë janë tri skuadrat e fundit në renditjen tabelore.

TABELA E SUPERLIGËS SË KOSOVËS:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *