Me përballjen e sotme Drita-Dukagjini ka përfunduar edhe java e 16-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Drita triumfoi në përballjen e sotme e cila përmbylli këtë xhiro me rezultat 4-0 ndaj Dukagjinit në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Lider në tabelën e klasifikimit është Ballkani me 30 pikë, i ndjekur pas nga Gjilani me 29 pikë dhe Drita me 28.
Prishtina, kampionia në fuqi e Kosovës vazhdon të mbetet në vendin e pestë me 24 pikë.
“Luftë” e ashpër është edhe në pjesën e poshtme të tabelës.
Ulpiana pozicionohet në pozitën e tetë, atë të barazhit me 17 pikë, ndërsa Dukagjini i Klinës ka një pikë më pak në pozitën e nëntë.
Tabelën e mbyll Feronikeli me vetëm dhjetë pikë të grumbulluara gjithsej.
TABELA: