Tabela e Superligës pas ndeshjeve të sotme

Superliga e Kosovës vazhdoi sot me ndeshje në kuadër të xhiros së 10 të këtij sezoni, ku kishim rezultate tejet interesante.

Prishtina vazhdoi me formën e dobët, ku tani në shtatë ndeshje radhazi nuk di për fitore, pasi që barazoi sot 0:0 si mysafire e Feronikelit ’74.

Barazimi i sotëm e lë Prishtinën në vendin e katërt në tabelë në kuotën e 13 pikëve, krahas Feronikelit ’74 që zë vendin e shtatë me 11 pikë të arkëtuara.

Po ashtu, ndeshje sot zhvilloi edhe Gjilani, i cili si vendas e mposhti 1:0 Fushë Kosovën.

Tre pikët e reja e ngjitën Gjilanin në kuotën e 11 pikëve në vendin e gjashtë, krahas Fushë Kosovës që renditet e fundit me vetëm pesë pikë.

Më poshtë e gjeni se si ka ndryshuar tabela e Superligës pas ndeshjeve të sotme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *