Kanë përfunduar takimet e xhiros së 19-të në Superligën e Kosovës.
Drita, Ballkani dhe Prishtina triumfuan në duelet e tyre për të qenë edhe më tutje në krye të tabelës, shkruan Gazeta Olle.
Këto skuadra mposhtën Llapin, Besën dhe Drenicën në takimet e luajtura të shtunën, teksa edhe sot u luajtën dy ndeshje të tjera.
Gjilani dhe Feronikeli barazuan mes tyre, teksa po baras u ndanë edhe Trepça ’89 dhe Arbëria.
Kur ka kaluar më shumë se gjysma e kampionatit, tabela duket kështu: