Nënkampionia e Kosovës, Drita është bërë liderja e re e Superligës së Kosovës në futboll pas javës së 12-të.
“Bardhekaltrit” nga Gjilani kanë 22 pikë në vendin e parë, ndërsa ndiqen pas nga Ballkani dhe Gjilani me 21 pikë.
Prishtina pas fitores me Drenicën ngriten në pozitën e pestë me 16 pikë.
Malisheva me humbjen nga Drita dhe fitoren e Ulpianës kundër Ballkanit ka rënë në zonën e kuqe.