Tabela e Superligës: Humbja ndaj Llapit nuk e lëkund nga vendi i parë Ballkanin

Skuadra e Llapit ia ka shkaktuar Ballkanit humbjen e parë këtë sezon, duke e mposhtur me rezultat 5-3.

Prishtina ka arritur fitore minimale 1-0 ndaj Fushë Kosovës.

Me rezultat të njëjtë edhe Malisheva e ka mposhtur Lirinë.

Pas këtyre ndeshjeve, Ballkani kryeson tabelën e Superligës me 38 pikë, shtatë më shumë se Llapi, që renditet në vendin e dytë.

Në vendin e tretë ndohet skuadra e Dritës me 28 pikë, ndërsa skuadra e Malishevës ndodhet në vendin e katërt me 26 pikë.

Në tre pozitat e fundit renditen Feronikeli ’74 me 15 pikë, Fushë Kosova me 10 pikë, ndërsa Liria është e fundit me 9 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *