Me tri duelet e sotme në Gjilan, Klinë e Skenderaj është mbyllur java e 25-të në elitën e futbollit kosovar.
Ballkani i Suharekës e ka rritur diferencën në tri pikë nga Gjilani që po e ndjek nga vendi i dytë.
“Portokallezinjtë” kanë 51 pikë në vendin e parë, Gijlani ka 48 në vendin e dytë. Drita ka 43 pikë në pozitën e tretë, ndërsa Llapi ka tubuar dy pikë më pak një pozitë më poshtë.
Në pjesën e poshtme të tabelës, Dukagjini është në pozitën e barazhit, ndërsa është gjashtë pikë larg zonës që e shpëton nga “zona e kuqe”.
Prishtina, Malisheva e Drenica ndajnë vendin e pestë me nga 32 pikë.
TABELA: