Synohet kualifikimi në “Play-Off”, Ballkani dhe Drita vazhdojnë rrugëtimin në Conference League

Ditën e sotme do të luhen ndeshjet e kthimit të fazës së 3-të të Conference league. Drita dhe Ballkani që janë ende në garë do të kërkojnë rezultat pozitiv për të kaluar në fazën tjetër të këtij turne.

Kështu Drita do të zbresë në fushë në orën 20:00, ku në stadiumin “Stadiumi Fadil Vokrri” në Prishtinë do të presë ekipin e Auda. Një duel shumë i rëndësishëm për “Intelektualët”, që do të kërkojnë të përmbysin humbjen 1-0 të sfidës së parë dhe për të kaluar më pas në “Play-Off” e Conference League.

Ballkani nis ballafaqimin nga ora 21:00. Ekipi i Ilir Dajës do të luajë në transfertë, teksa do të sfidojë skuadrën e Larne. Një duel mjaft i rëndësishëm për kampionët e Kosovës, të cilët synojnë përmbysjen e sfidës së parë për të tentuar kualifikimin në fazën tjetër. Ndeshja e para mes tyre ka përfunduar 1-0 në favor të ekipit Irlanda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *