Shqipëria do të luajë nesër miqësoren e fundit para Euro 2024.
Kuqezinjtë do të përballen me Azerbajxhanin, me ndeshjen që luhet me fillim nga ora 19:00.
Pritet të ketë disa ndryshime nga ndeshja me Litenshtajnin në formacionin e Sylvinhos, duke filluar nga porta e deri tek sulmi.
Strakosha pritet të zërë vendin e Berishës, ndërsa në mbrojtje rikthehen kapitenët Hysaj e Gjimshiti. Mihaj do të jetë mes tyre, ndërsa Mitaj pritet ta nisë sërish nga minuta e parë. Në mesfushë, Abrashi dhe Laçi marrin vendet e Gjasulës e Asllanit. Për pozitën e Bajramit do të jetë nëj balotazh mes Medon Berishës dhe Ernest Muçit. Daku do të luajë nga minuta e parë në sulm.
Strakosha: Mitaj, Gjimshiti, Mihaj, Hysaj, Laçi, Abrashi, Muçi Seferi, Asani, Daku.