Trajneri i kombëtares, Sylvinho foli në konferencë për shtyp para grumbullimit të ekipit për dy ndeshjet miqësore ndaj Kilit dhe Suedisë, respektivisht më datë 22 dhe 25 mars. Tekniku i kuqezinjve shpjegoi me më shumë detaje emrat në listën e të grumbulluarve.
Muja dhe Daku jashtë, dhe grumbullimi për Arbër Hoxhën? “Në sulm ka shumë dhimbje koke që është normale për mua. Muja, Daku dhe Gjasula janë të rëndësishëm, i kemi në konsideratë, por unë nuk mund të grumbulloj 30 lojtarë.
Duhet të shohim edhe lojtarë që vijnë për herë herë të parë me mua si Manaj, për Brojën është hera e dytë. Hoxhën e ndiqnim për tre muaj, luan në të majtë. Duhet të ndjekim lojtarët. Nuk ishte e lehtë. Në sulm ka shumë dhimbje koke që është normale për mua.
“Jam i kënaqur me ekuilibrin e skuadrës në ofensive dhe në aspektin difensiv. Kemi pasur një nga mbrojtjet më të forta, të gjithë kanë punuar dhe ndihmuar në fazën defensive. Lojtarin e vëzhgojmë në çdo moment të stërvitjes dhe jo vetëm në ndeshje, është një proces që nis sapo vjen lojtari.
Ne nuk i cilësojmë ndeshjet si miqësore dhe kemi kundërshtarë të fortë përballë, luajmë kundër Kilit me lojtarë të fortë. Kanë emra si Sanchez apo Vargas. Të njëjtën mund të them edhe për Suedinë, janë të fortë individualisht me lojtarë që luajnë në klube si Manchester United, Atalanta, Tottenham”.