Elita e futbollit kosovar vjen sot me tri ndeshje interesante në kuadër të javës së nëntë.
Gjilani dhe Ballkani përballen në derbin e kësaj xhiroje.
Të dyja ekipet kanë si objektiv luftën për titull, andaj pritet një derbi i zjarrtë pasi pikët janë shumë të vlefshme në këtë përballje.
Duel tjetër interesant luhet në “Fadil Vokrri” ku Prishtina ballafaqohet me Llapin.
Prishtina ka mbetur pas kreut të tabelës dhe objektiv sot do të ketë vetëm fitoren, në anën tjetër edhe Llapi nuk e ka nisur aspak mirë edicionin e ri dhe do të kërkojë këndelljen.
Në anën tjetër Dukagjini takohet me Malishevën, në një takim shumë të vlefshëm sidomos për Dukagjinin që aktualisht ndodhet në zonën e rrezikshme.
Tw gjitha ndeshjet nisin nga ora 13:00.