Elita e futbollit kosovar, saktësisht java e 21-të vjen sot me tri ndeshje tejet joshëse. Vëmendja do të jetë te përballja Malisheva – Drita.
Skuadra e Malishevës pranverën e ka nisur mirë, ku fillimisht e mposhti Prishtinën, ndërsa në udhëtim barazoi me Ulpianën, derisa Drita që e mundi thellë Feronikeli në takimin e parë, në fundjavën që lamë pas gaboi para tifozëve të vetë ku barazoi me Llapin dhe sot nuk i lejohen më gabime.
Ndeshje e fortë është edhe ajo ndërmjet Ulpianës që po lufton për ekzistencë dhe Ballkanit që po lufton për titull.
Skuadra e Ilir Dajës është favorite e madhe dhe vetëm ndonjë befasie madhe do të bënte që ajo të mos fitojë. Ndeshje paksa më e lehtë pritet të jetë për Llapin që ndeshet me Feronikelin tashmë të dorëzuar në luftë për mbijetesë.
Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 13:00.