Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet sot pasdite me dy ndeshjet e para të javës së 11-të.
Prishtina në shtëpinë e tyre pret Ferizajn, në një ndeshje ku kryeqytetasit llogaritën favorit të paktën në letër.
Në ndeshjen tjetër të ditës së sotme, ballafaqohen Dukagjini dhe Drita, duel ky që parashikohet të sjell sfida interesante pasi që pikët janë tejet të rëndësishme për të dy skuadrat.
Gjilanasit të cilët kryesojnë tabelën, në Klinë udhëtojnë për të vazhduar serinë pozitive, derisa edhe klinasit pas fitores kundër Prishtinës, janë të motivuar që edhe kundër Dritës të arrijnë një tjetër sukses.
Ndërkaq nesër janë në program të luhen tri ndeshjet e fundit të javës së 11-të.
Trepça ’89 në ‘Riza Lushta’ sfidon Llapin, kurse, në duele tjera ballafaqohen Drenica-Ballkani dhe Malisheva-Gjilani.
Superliga / Java e 11-të
Sot takohen:
Prishtina – Ferizaj
Dukagjini – Drita
Nesër takohen:
Trepça ’89 – Llapi
Drenica – Ballkani
Malisheva – Gjilani.
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.