Superliga vjen sot me derbin e mbijetesës

Një ndeshje jashtëzakonisht interesante por edhe e rëndësishme zhvillohet sot në elitën e futbollit kosovar.

Arbëria e Trepça ’89, dy skuadra këto që po luftojnë për mbijetesë në Superligë do të ndeshen ndërmjet vete në sfidën që njihet si “Derbi i mbijetesës”.

Arbëria medoemos duhet të fitojë, ndryshe bën një hap tepër të rrezikshëm dhe pothuaj pagjasa për të mbijetuar. Në anën tjetër Trepça ’89 me një fitore në takimin e sotëm do të bënte një hap tejet të madh drejt sigurimit edhe të një viti në Superligë.

Kjo është arsyeja që të pritet një ndeshje shumë e zjarrtë.

Ndeshja nis nga ora 15:00 dhe zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *