Superliga vazhdon sot me dy duele interesante

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot me xhiron e dytë të sezonit të ri.

Dy ndeshje interesante pritet të zhvillohen sot me fillim nga ora 17:00.

Malisheva do të përballet me Fushë Kosovën. Pas fitores ndaj Dukagjinit në xhiron e parë, malishevasit kërkojnë ta përsërisin të njëjtën edhe ndaj ekipit të sapo inkuadruar në elitë.

E në anën tjetër, Fushë Kosova nuk luajti fare javën e kaluar, pasi Gjilani kërkoi që ajo ndeshje të shtyhej.

Dueli tjetër që zhvillohet sot është ai mes Lirisë së Prizrenit dhe Dritës.

Liria u mposht në xhiron e parë nga kampioni në fuqi, Ballkani në Prizren, në një stadium të mbushur me tifozë.

E njëjtë pritet të jetë edhe sot, ku përballë do ta ketë Dritën e Gjilanit që shënoi fitore 2:0 ndaj Llapit në javën e parë kampionale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *