Superliga vazhdon me super ndeshje

Java e 29-të në Superligën e Kosovës vazhdon të shtunën me dy ndeshje të tjera.

Gjilani do të jetë nikoqir i KF Llapit, derisa Prishtina luan në “Fadil Vokrri” me Arbërinë.

Llapi do të kërkojë patjetër pikët e plota, për t’iu shmangur zonës së mbijetesës, por s’do ta kenë të lehtë kundër të besuarve të Ismet Munishit.

Në anën tjetër, Prishtina po lufton për titull dhe s’ka më vend për gabime, ndërsa Arbëria po lufton për mbijetesë dhe do të kërkojë pikë pasi janë në zonën e rrezikut për rënie nga elita.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *