Superliga e Kosovës në futboll do të rikthehet këtë mesjavë me ndeshje mjaft interesante.
Xhiroja e 26-të e elitës së futbollit kosovar do t’i sjellë tri ndeshje të mërkurën dhe tri të enjten.
Drita pret fitore në shtëpi ndaj Vushtrrisë për ta ruajtur primatin, shkruan Gazeta Express.
Kurse, Prishtinën e pret një punë mjaft e vështirë pasi do ta vizitojë Llapin.
Ndërkaq, edhe Ballkanit do t’i duhet të djersitet mirë për ta mposhtur Ferizajn si mysafir.
Ferizajasit kanë nevojë për pikë në garë për t’ju shmangur rënies nga IPKO Superliga.
Të gjitha ndeshjet do të fillojnë në orën 16:45. /Gazeta-Topi/
IPKO Superliga
E mërkurë
16:45 – Drita – Vushtrria
16:45 – Trepça ’89 – Flamurtari
16:45 – Dukagjini – Gjilani
E enjte
16:45 – Llapi – Prishtina
16:45 – Ferizaj – Ballkani
16:45 – Feronikeli – Drenica