Superliga rikthehet këtë mesjave me sfida të ‘nxehta’

Pas ndeshjeve të fundjavës, elita e futbollit tonë, rikthehet këtë mesjave me ndeshjet e xhiros së 21-të.

Edhe mesajve parashikohet të jetë e zjarrtë me disa superduele. Përballja e rivalëve të vjetër, Drenicës dhe Prishtinës, është derbi i kësaj xhiro, sfidë tejet e rëndësishme për të dy skuadrat.

Interesant pritet të jetë edhe ndeshja Gjilani-Dukagjini, derisa Llapi i bën ‘konak’ Feronikelit.

Padyshim se duel joshëse do te jetë edhe ballafaqimi mes Malishevës dhe Dritës.

Gjithsesi se edhe sfida tjera pritet të sjellin ndeshje të forta, sepse pikët për secilen skuadër janë të jetë të vlefshme.

Xhiroja e 21-të

Të martën takohen:

Malisheva-Drita

Ballkani-Ulpiana

Llapi-Feronikeli

Të enjten takohen:

Gjilani-Dukagjini

Drenica-Prishtina

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *